Mediat e huaja jehonë ecurisë së Kombëtares kuqezi

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ekipi Kombëtar i Shqipërisë është një nga surprizat më të mëdha të këtyre eliminatoreve për Europianin “Francë 2016”. Rezultatet e shkëlqyshme të kuqeznjive kanë bërë bujë edhe në mediat europian, të cilat tashmë i kushtojnë një vëmëndje të madhe Shqipërisë. Artikulli i rradhës vjen nga një media Europiane “SportSkeeda” e cila i ka bërë një përshkrim të hollësishëm ecurisë mjaft të mirë që ka arritur kipi i drejtuar nga Gianni De Biasi. Kjo media raporton se tashmë ky vend i vogël i quajtur Shqipëri, është bërë i madh në arenën ndërkombëtare të futbollit.
image
E gjendur në një grup ke ekipe si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, u mendua se fillimisht ky ekip do të ishte në luftë vetëm për të lënë pas krahëve një ekip si Armenia. Po Kombëtarja e shqiponjave tregoi se tashmë nuk është më e vogël. Në grupin I ajo po lufton për të arritur një vend në kampionatij europian që zhvillohet në Francë. Ata kanë barazuar në të dyja ndeshjet kundër Danimarkës, dhe gjithashtu kanë arritur të fitojnë në Portugali me rezultatin 0-1 në fushën e luzitanëve.

Ka lënë pas krahëve në renditje Serbinë dhe Armeninë duke siguruar edhe vendin në play-off, por që synon të kualifikohet direkt për në Francë 2016, pasi ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur se Danimarka. Me lojtarë në përbërje si Cana, Balaj, Berisha dhe Kaçe, ky ekip ka për t’i dhënë akoma shumë futbollit europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.