Mediat italiane me elozhe për Shqipërinë, do jetë “Hirushja” në Europian

0
SHPËRNDAJE

KombetarjaKombëtarja/ Shqipëria e De Biazit debuton në Europë, duke u bërë pjesë e futbollit të rëndësishëm. Kështu cilësohet kombëtarja kuqezi në emisionin “Kodi i Kuq”, në “Sky Sport”, i cili drejtohet nga ish-futbollisti Gianluca Viali. Seria e radhës e këtij emisioni iu është kushtuar suprizave të këtij sezoni, ku përfshihen Leicester, Alessandria dhe Shqipëria. Gianni De Biasi, në intervistën e dhënë përmend faktin se ky ekip bashkoi të gjithë shqiptarët, duke iu dhuruar kënaqësinë e pjesëmarrjes në finalet e Europianit.

De Biasi dhe Lorik Cana
De Biasi dhe Lorik Cana

Ishte një bashkim i një populli në një flamur të vetëm, i cili ishte shpërndarë në të gjithë botën për shkak të së kaluarës. Tani e gjithë bota e shikon Shqipërinë me një sy tjetër,” – thotë De Biasi. Në mendimet e futbollistëve dhe gazetarëve italianë, një arritje e tillë shikohet si mrekulli. Ata vlerësojnë punën e Gianni De Biasit dhe stafit të tij, që bindi lojtarë me të origjinë shqiptare, por të lindur jashtë, të luanin për kombin e tyre. Trajneri dhe lojtarët duan të bëjnë të tjera surpriza në Francë, duke shfrytëzuar cilësinë më të mirë, shpirtin e grupit.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Në këtë emision të “Sky Sports” iu kushtohet hapësirë ekipeve të vogla, që janë në gjendje për të përmbysur hierarkitë dhe parashikimet në futbollin e sotëm super të pasur. “Ky kualifikim ishte realizimi i një ëndrre dhjetëravjeçare. Shqipëria është si Hirushja, e cila do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion të rëndësishëm. Kombëtarja përfaqëson krejt shqiptarët, ata që tradicionalisht kanë jetuar në shtëpi dhe të tjerët, që janë lindur e rritur jashtë. Duke qenë me një popullsi shumë e re, Shqipëria ka dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe për të shijuar lirinë, më në fund, pas kaq vitesh nën diktaturë,” – shton trajneri italian i kuqezinjve. /Telesport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.