Mediat portugeze: Kualifikim dhe hakmarrje në “Elbasan Arena”

0
SHPËRNDAJE

 

2143251_w2Duket se portugezëve u “djeg” ende ajo fitore me supergolin e Balajt në Portugali. Shtypi portugez ka trajtuar si një ndeshje hakmarrje atë të “Elbasan Arena” ndaj kuqezinjëve tanë. Portali http://visao.sapo.pt/ e komenton kështu sfidën e ditës së hënë:

Ekipi i futbollit portugez të hënën është në kërkim të një ‘hakmarrje’ ndaj Shqipërisë. Humbja që pësoi pikërisht një vit më parë në “Aveiro” është një motiv më shumë, por  edhe shto këtu kërkim e fitores së pestë radhazi në “Grupin I” për tu kualifikuar në Euro2016.

Albania's forward Bekim Balaj (C) celebrates after scoring a goal during the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014.   AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA        (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)
Albania’s forward Bekim Balaj (C) celebrates after scoring a goal during the UEFA EURO 2016 Qualifier football match Portugal vs Albania at the Municipal Stadium in Aveiro on September 7, 2014. AFP PHOTO/ MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Në rast të triumfi në Elbasan, duke parë edhe ndeshjen e Danimarkës në Armeni, Portugalia mund të festoj kualifikimin e drejtpërdrejtë për Evropian vitin e ardhshëm , i cili do të zhvillohet në Francë.

Megjithatë, detyra premton dhe duket se nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi Shqipëria ende nuk ka shënuar asnjë humbje në Grupin I dhe vjen nga një barazim të rëndësishëm dhe motivues pa gola në fushën e Danimarkës.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.