Mediat serbe i bëjnë jehonë incidentit

0
SHPËRNDAJE

imageIncidenti  që ndodhi në ndeshjen Kukësi – Legia Varshava është komentuar edhe nga mediat serbe.

Si gjithmonë “Kurir” i Beogradit është në vijë të parë. Kjo gazetë  ka shkruar se në “Qemal Stafa” ka ndodhur një incident skandaloz.

“Skandal në Tiranë. Një tifoz gjuan lojtarët nga tribuna. Një futbollist mbetet i lënduar”, shkruan gazeta serbe.

Kjo gazetë më tej jep detaje të ndeshjes, duke thënë se si rezultat i incidentit, ndeshja është ndërprerë dhe pritet dënim për ekipin shqipëtar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.