Mediat serbe: Kujdes nga Ballist Morina dhe droni i tij

0
SHPËRNDAJE

Shqiptarët dhe terroristi Ballist Morina janë duke përgatitur për një provokim tjetër me dron në ndeshjen që do të luhet në tetor në “Elbasan Arena”. Ky është alarmi që lëshoj portali serb “alo.rs”. Humbja ndaj Portugalisë e Kombëtares kuqezi ka sjellë gëzimin e mediave serbe, të cilat nuk përfitojnë asgjë kjo humbje.m

janë duke u përgatitur sërish me terroristin Ballist Morina, për të na provokuar me dron, në ndeshjen e tetorit, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Ky është alarmi (i rremë, në fakt) që jep portali serb, “alo.rs”. Mediat serbe janë gëzuar për humbjen “in extremis” të kuqezinjve me Portugalinë, edhe pse vetë nuk fitojnë asnjë gjë nga kjo.
image
“Ndërsa i afrohemi ndeshjes së futbollit në Elbasan, ku Shqipëria do të presë më 8 tetor Serbinë, kundërshtari ynë do të përpiqet të fitojë dhe të afrohet më pranë finaleve të Kampionatit Europian. Kështu, në radhët e rivalëve tanë janë duke punuar se si t’i provokojnë sa më shumë mysafirët. Paralelisht me aktivitetet e futbollit, shqiptarët kanë hartuar me kujdes mënyra të ndryshme për të fyer serbët, madje për t’i detyruar ata të braktisin fushën dhe, kështu, përsëri, në tavolinë të marrin tjetër fitore.”

“Kemi mësuar se një nga njerëzit që do të përdoret pikërisht për afro një muaj do të jetë terroristi famëkeq, Ballist Morina. Ai do të ketë një vend, në tribunën VIP, përkrah presidentit të Federatës së Futbollist të Serbisë, Tomislav Karadzic. Ky është një skandal dhe provokim i rëndë. Në këtë skenar, Morina do të jetë në gjendje për të përsëritur atë që bëri në Beograd, 14 tetorin e vitit të kaluar, dukehedhur një dron mbi stadiumin e Elbasanit, me të njëjtën pajisje që ngriti flamurin e të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”.”

“Këtë herë nuk dëshirojnë të rrezikojnë eliminimin nga Kampionati Europian, ndaj droni do të tërheqë mbi vete flamurin zyrtar të vendit, por kjo do të jetë e mjaftueshme që atmosfera në stadium (kapaciteti i stadiumit është 12,800 vende) të arrijë një pikë vlimi. Morina u bë një hero i madh për shqiptarët me atë veprim që kreu në Beograd, 14 tetorin e vitit të kaluar, ndaj tashmë shihet duke u fotografuar me lojtarët e kombëtares së tij. Kështu ndodhi edhe para ndeshjes së luajtur në Kopenhagë, ndaj Danimarkës.”
image
Praktikisht, Morina e çoi te pragu i kualifikimit për në finalet e Kampionatit Europian kombëtaren shqiptare, çka do të ishte e para herë në historinë e këtij vendi. Siç e kemi parë, ai është i lirë për të udhëtuar në të gjithë Bashkimin Europian, askush nuk e pengon, nuk ka asnjë urdhër ndalimi për të, kështu që nuk është e çuditshme udhëheqësit Federatës Shqiptare të Futbollit ta ftojnë atë në stadium, madje në mesin e mysafirëve të nderit.”- ishte postimi i portalit serb.

“Unë nuk dyshoj se niveli i sigurisë në këtë ndeshje do të jetë i lartë, por do të ketë shumë provokime. Kemi dëgjuar se në vend të himnit të Serbisë, në Elbasan do të lëshohet gjasme aksidentalisht himni i I Ish-Jugosllavisë, “Hej Slloveni”. Neve na mbetet të mos biem në provokime dhe t’ua prishim festën”, – thotë një burim pranë Federatës Serbe të

S'KA KOMENTE

Comments are closed.