Meha dhe Konyaspor nuk dinë të ndalen, blindohet vendi i tretë

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Konyaspori i Alban Mehës tashmë nuk di të ndalet. Skuadra turke vijon fitoret pasi ditën e sotme arriti një tjetër sukses në transfertë. Këtë rradhë ekipi ku luan mesfushori shqiptar mposhti 0-1 skuadrën e Gaziantepspor duke konsoliduar tashmë pozitat e saj në vendin e tretë në renditje. Ka qenë një lojë e fortë mes dy skuadrave, por goli i Holmen në minutën e 3′-të të ndeshjes i mjaftoi miqve të merrnin 3 pikë të arta në luftën për një vend në Europa League.

Alban Meha kundër Gallatasaray
Alban Meha kundër Gallatasaray

Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Meha, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke qenë një pikë referimi për skuadrën e tij në fushë. Lojtari shqiptar u zëvëndësua në minutën e 92′ të ndeshjes pasi trajneri i tij donte të fitonte sekonda të vlefshme.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.