Meha mposht Besiktasin, dërgon ekipin në gjysëmfinale (Video)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Alban Meha ka zhvilluar një super paraqitje në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Kupën e Turqisë teksa ekipi i tij Konyaspor eleminoi skuadrën e Besiktas. Ekipi ku luan mesfushori shqiptar arriti të mposhtë në të dyja ndeshjet gjigandin turk teksa tani e sheh veten në gjysëmfinalet e këtij turneu.

Alban Meha
Alban Meha

Pasi fitoi në ndeshjen e parë 1-2, Konyaspor fitoi edhe në ndeshjen e kthimit me rezultatin 1-0 dhe golin për skuadrën e Konyaspor e shënoi mesfushori i Kombëtares kuqezi, Alban Meha. Shqiptar luajti për 90 minuta në këtë përballje duke qenë lojtari më i mirë në fushë. Pasi u ndëshkua në minutn e 64′ me karton të verdhë, Meha në minutën e 84′ realizoi golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë kualifikimin skuadrës së Konyaspor që mbetet favorit për të fituar trofeun e Kupës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.