Meksika, fituese e CONCACAF Gold Cup (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Meksika ka thyer rekordin duke fituar për të shtatën herë titullin kampion të CONCACAF Gold Cup (Kupën e Amerikës Qëndrore dhe Veriore) duke mundur në finale ekipin modest të Xhamajkës me rezultatin 3-1. Këtë herë ka fituar pa polemika, pa ndihmë nga gjyqtarët, me një lojë të pastër dhe të dominuar plotësisht.

Brenda një ore Meksika e pa veten në avantazhin e tre golave me autorë Guardado e më pas Corona e Peralta ndërsa shkurtoi në fund Mattocks për xhamajkanët. Ndeshja u zhvillua në prani të shumë mbështetësve meksikanë në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara e cila ishte shteti organizator i këtij turneu.

Në fund Andres Guardado i Meksikës fitoi çmimin si lojtari më i mirë ndërsa këpucën e artë e fitoi amerikani Clint Dempsey me 7 gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.