Melborune Victory nderon Besart Berishën

0
SHPËRNDAJE

Besart Berisha me trofeun e "Këpucës së Artë"
Besart Berisha me trofeun e “Këpucës së Artë”

Legjionarët/ Besart Berisha vijon të jetë një yll në Australi teksa ka marrë një tjetër vlerësim. Sulmuesi shqiptar ka marrë një tjetër trofe. 30-vjecari nga Prishtina është nderuar nga klubi i tij Melbourne Victory me Këpucën e Artë për sezonin futbollistik, 2015-2016. Falë 18 golave që realizoi në A-League.

Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare udhëhoqi skuadrën e trajnerit Kevin Muscat në pjesën më të madhe të ndeshjeve të këtij sezoni, edhe pse Melbourne Victory nuk shkoi më shumë se vendi i 6-të në sezonin e rregullt duke u eliminuar që në ruandin e parë të fazës play-off nga Brisbane Roar.

Në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit, Berisha u parakalua nga uruguaiani Fornaroli i Melbourne City-it, megjithatë në radhët e Melbourne Victory ai nuk kishte rivalë përsa i shënuesit më të mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.