Melunoviç pa fat, Vllaznia fiton me golin e një serbi

0
SHPËRNDAJE

vllaznia miqesoreVllaznia fitoi sot miqësoren me Jedinstvo, falë golit të shënuar në pjesën e dytë nga mesfushori serb Vladimir Mandiç.

28-vjeçari tentoi vjet të bëhej pjesë e Tiranës por nuk ia arriti qëllimit, ndërkohë që sivjet kërkon t’i bashkohet Vllaznisë.

Ai u testua në përballjen e sotme dhe i mbetet stafit teknik të vendosë. Ndërkohë për Melunoviç gjërat nuk kanë shkuar mirë, pasi u dëmtua që në pjesën e parë të takimit.

Jedinstvo – Vllaznia 0 – 1
Shënues:
Mandiç

Vllaznia: Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Marku, Shtubina, Tafili, Bardulla, Hoxha, Pepa, Melunoviç
U aktivizuan: Selimaj, Gurishta, Vrapi, Pjeshka, Manuka, Mandiç, Kruja, Hebaj, Dyca, Erkoçeviç

vladimir mandic
Vladimir Mandic, mesfushori qe po testohet te Vllaznia

S'KA KOMENTE

Comments are closed.