Memelli bashkohet me Kastriotin

0
SHPËRNDAJE

Migen Memelli
Migen Memelli
Kategoria Parë/ Kastrioti më në fund ka zyrtarizuar edhe afrimin më të ri në merkato. Edhe pse prej ditësh u përfol se kishte arritur një marrëveshje me sulmuesin Migen Memelli, por vetëm në mbrëmjen e djeshme sulmuesi pogradecar është bashkuar me skuadrën krutane gjatë stërvitjes në Pezë Helmes. Tashmë mund të thuhet me plot gojën se Kastrioti është ndërtuar për të arritur Superligën në këtë sezon duke parë edhe merkaton që ka zhvilluar. Pas një sezoni në Kategorinë e Parë, krutanët kërkojnë rikthimin mes më të mirëve, teksa edhe afrimi më i fundit Memelli është një garanci për këtë gjë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.