Memushaj: Duhej fituar, një Kombëtare nuk varet vetëm nga dy lojtarë

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj, në prononcimin e tij pas ndeshjes për “SuperSport”, u shpreh i kënaqur nga loja e shfaqur nga kuqezinjtë nga Bosnjës, megjithatë tërhoqi vëmendjen duke thënë se gabimet e bëra në golat e pësuar nuk duhet të përsëriten në ndeshjet kualifikuese. Sa i përket çështjes “Xhaka”, ai tha se një Kombëtare nuk varet nga individët, sado të rëndësishëm të jenë ata, por nga grupi.

“Normalisht që ishte një ndeshje që duhej fituar sepse kemi kohë pa fituar, por kemi luajtur shumë mirë taktikisht. Si në pjesën e parë, edhe në të dytën kemi luajtur në gjysmëfushën e tyre. Golat i pësuam për dy gabime tonat që nuk duhet t’i bënim, por kjo është një ndeshje miqësore që nuk ka shumë rëndësi, ndërsa në ndeshjet kualifikuese duhe të jemi më të kujdesshëm.”

“Kjo ndeshje na shërbeu për të parë ata lojtarë që nuk kanë luajtur shumë në ekipet e tyre dhe për të parë disa lojtarë të rinj. Gjithashtu kemi provuar një modul të ri taktik. Edhe pse nuk patëm shumë raste para portierit Begoviç, kemi bërë një ndeshje dinjitoze.”

“Unë jam mësuar me futbollin në çdo lloj situate. Kur mungon dikush gjërat nuk ecin mirë, kur nuk mungon kush çdo gjë shkon mirë. Si Xhaka dhe Abrashi janë lojtarë të rëndësishëm, por një Kombëtare nuk varet vetëm nga dy lojtarë. Nuk duhet të mendojmë për individët por për grupin që formojmë të gjithë bashkë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.