Memushaj firmos për tre vjet në Seria A

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ “Telenovela” Ledian Memushaj më në fund ka fund të lumtur. Mesfushori i kombëtares sonë është zyrtarisht një futbollist i Beneventos.  Mesfushori i kombëtares sonë do të huazohet për 200 mijë euro, me të drejtën e blerjes nga klubi i sapo ngjitur në Seria A për 800 mijë euro.

“Benevento njofton se ka gjetur akordin me skuadrën e Pescarës për huazimin e përkohshëm, dhe më të drejtën e blerjes përfundimtare të Ledian Memushajt”, kështu ka shkruar në një njoftim skuadra e re e Memushajt.

Futbollisti i Pescarës do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin nga Campagna.

Memushaj edicionin e kaluar ishte një ndër më të mirët në skuadrën e drejtuar nga Zdenek Zeman. Ai i bashkohet Djimsitit, i cili është pjesë e kësaj skuadre, por ende nuk ka luajtur në këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.