Memushaj, ja çmimi që mund ta dërgojë tek Empoli

0
SHPËRNDAJE

memuNga Peskara vazhdojnë ta konsiderojnë si të pashitshëm, përderisa e kanë zgjedhur edhe kapiten. Mirëpo Empoli nuk ka ndërmend të lëshojë lehtë pistën e Ledian Memushajt, të cilin skuadra toskane e do për të mbushur një vend që e ka bosh në mesfushë. Kështu që drejtuesit e Empolit po punojnë intensivisht në këto ditë, sipas informacioneve që vijnë nga shtypi italian.
Për mesfushorin e Kombëtres shqiptare, Peskara kërkon të paktën 1 milionë euro, por për momentin, empolezët janë të gatshëm të ofrojnë vetëm gjysmën, pra 500 mijë dhe një lojtar si Signorelli. Klubi peskarez dëshiron ta mbajë shqiptarin, por nuk do t’i thoshte “jo” një propozimi të parezistueshëm që mund të vinte.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.