Memushaj merr lejen, rikthehet tek Pescara për finalen

0
SHPËRNDAJE

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Pescara do të mbështetet edhe Ledian Memushaj në sfidën e saj të parë për finalen play off të Serie B ku skuadra e tij do të përballet me Trapanin.

Mesfushori shqiptar që është dhe kapiten i skuadës nga Abruzzo ka marrë lejen nga trajneri Gianni De Biasi që të jetë i pranishëm në këtë sfidë delikate për bardhekaltërit edhe pse rregullorja e UEFA-s nuk e detyron për të marrë një vendim të tillë. Afati i fundit i lejuar për këtë gjë ishte data 31 Maj, por trajneri De Biasi i jep një dorë në një farë mënyre kolegut të tij Massimo Oddo, i cili kërkon të rikthejë në Serie A skuadrën e Pescaras pas 3 sezoneve mungesë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.