Memushaj në fushë, Pescara fiton me një super gol (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Pescara e Ledian Memushaj ka marrë fitoren e tretë rradhazi në kampionat pas disa rezultateve negativa rradhazi. Ka mjaftuar një super gol i sulmuesit Lapadula, që skuadra ku kapiten është mesfushori kuqezi të marrë 3 pikët aq të nevojshme për të vijuar me pretendimet e saj në kampionat teksa qëndron ende në zonën e “play-off”. Pescara mposhti 1-0 Cesenë duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes, duke qenë ndër pretendentën kryesorë për ngjitjen në Serie A pas dy kryesuesve.

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Një ndeshje tepër e fortë kjo mes dy rivalësh direktë, teksa në minutën e 77′ talenti Lapadula tregoi vlerat e tij duke i dhënë një fitor të çmuar Pescarës. Ndërkohë kapiten Memushaj ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë duke dhënë kontributin e tij në këtë fitore.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.