Memushaj: Nuk kam fjalë, nuk e meritonim

0
SHPËRNDAJE

ledian-memushajPas ndeshjes me Izraelin, mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, e kishte shumë të vështirë të fliste, ndërsa theksoi se këtë humbje nuk e meritonin.

“Na vjen shumë keq, nuk e meritonim. E nisëm mirë ndeshjen por pastaj ishin ato episode. Nuk e di si janë rregullat e reja me penalltinë. Në momentin më të mirë pësuam edhe golin e dytë dhe pastaj ndeshja mbaroi. Tani kemi ndeshjen me Italinë dhe të mendojmë për të”.

“Mua dhe të gjithë ekipit na vjen keq për tifozët se nuk e meritonim.”

“Janë gjëra që në futboll ndodhin. Nuk e filluam mirë ndeshjen, pastaj kur mbetëm me 10 dolëm në lojën tonë. Por në momentin më të mirë tonin, u mbyll ndeshja me golin e dytë. Penalltitë? Nuk di të them për Berishën, atë të Gjimshitit nuk e pashë. Por nuk dua të komentoj gjyqtarët.

Kur humbet 0-3 në shtëpi me Izraelin nuk ke çfarë të thuash, por besoj se nuk e meritonim, pasi kishim shanse të bënim gol. Pastaj kur mbetesh me 9 rrezikon të pësosh golin e dytë dhe ashtu ndodhi, edhe pse pa fat sepse Albani doli mirë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Shqipërisë, Ledian Memushaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.