Memushaj rigjen fushën dhe golin

0
SHPËRNDAJE

mmLedian Memushaj rikthehet në fushë, por edhe te goli. I ka shpëtuar më të keqe, operacionit, duke u riaftëuar në kohë (u fol se rrezikonte qëndrimin jashtë për 2 muaj) edhe për t’iu përgjigjur Kombëtares, megjithëse nuk zbriti në fushë me Danimarkën e Portugalinë. Sidoqoftë, mesfushori është aktivizuar si titullar për klubin e tij, Peskaara, për ndeshjen e javës së dytë të Serisë B ndaj Peruxhias, duke rezultuar menjëherë protagonist, teksa ka kthyer në gol një penallti të fituar pas rrëzimit të Zapanos. Ishte goli i avantazhit 1-0, teksa si perfundim Peskara fitoi 2-1, duke marrë tri pikët e para, pas humbjes në javën e parë të Serie B 3-0 ndaj Livornos.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.