Memushaj rrezikon qëndrimin 2 muaj larg fushave

0
SHPËRNDAJE

memuProbleme fizike për Ledian Memushajn, i cili rrezikon të jetë një forcë më pak për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e rëndësishme të shtatorit. Mesfushori i Peskaras rezikon 2 muaj stop, për shkak të një dëmtimi të sikletshëm në kavilje. Ai gjatë fundjavës ka qenë për një vizitë mjekësore në Xhenova te profesor Guelfi. E tashmë duhet të ndjekë një program të personalizuar. Mirëpo ka skepticizëm dhe mund të përfundojë nën bisturi, për të eliminuar problemin, duke u detyruar të qëdrnojë në “bokse” për 2 muajsh. Një goditje e rëndë kjo, jo vetëm për Peskaran dhe Kombëtaren kuqezi, por edhe për Empolin që donte të merrtë mesfushorin shquptar. Në këtë pikë, transferimi i tij në Serinë A duket se do të jetë i pamundur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.