Memushaj “shkes” për mbrojtësin e Kombëtares tek Pescara

0
SHPËRNDAJE

Edhe pse nuk luajti një sezon të plotë tek Frosinone, Arlind Ajeti duket se ka arritur të lërë gjurmët e tij në Serie A. Pas shumë ndeshjeve të luajtura si titullar, mbrojtsi i Kombëtares shqiptare ka ngjallur interesin e një skuadre të sapo ngjitur në elitën e futbollit italian.

Arlind Ajeti
Arlind Ajeti

Sipas asaj që shkrian Corriere Dello Sport, Pescara e Ledian Memushajt tashmë interesohet seriozisht për Ajetin. Mbrojtësi që tani është një lojtar i lirë mund të përfundojë tek skuadra ku kapiten është shoku i tij në Kombëtares, Memushaj.

Me shumë gjasa ka qenë pikërisht mesfushori ai që mund t’a ketë sugjeruar mbrojtësin Ajeti tek skuadra e tij, por më shumë do të mësojmë pas Europianit, ku të dy lojtarët si Memushaj dhe Ajeti marrin pjesë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.