Memushaj rrëfen emocionet e golit, flet për Kombëtaren dhe Manajn

0
SHPËRNDAJE

Ledian Memushaj
Ledian Memushaj

Normalizohet situata e Rey Manajt te Pescara. Sulmuesi shqiptar, pas pezullimit për sfidën me Romën për arsye disiplinore, ka nisur normalisht stërvitjen me skuadrën e parë nën urdhrat e trajnerit Massimo Oddo. Konfirmimi vjen nga kapiteni i Pescarës Ledian Memushajn, i cili sqaron nëpërmjet telefonit se gjithcka ka ndodhur i përket së shkuarës dhe se 19-vjecari po përgatitet për ndeshjen e radhës.

“Situata është normalizuar që sot dhe gjithcka është si më parë. Manaj është i ri ka gabuar mund të gabojë sërish. Edhe unë kur kam qenë në moshën e tij ka patur raste që kam gabuar. Trajneri Massimo Oddo nuk i mban mëri, kështu që pezullimi ka qenë vetëm për ndeshjen me Romën. Unë e kam si një vëlla të vogël dhe gjithmonë i jam këshilla.”

Ndaj verdhekuqve 29-vjecari shënoi golin e parë në Serinë A, finalizim që fatkeqësisht nuk ishte mjaftueshëm për t’i dhënë pikë Pescarës. Memushaj ndihet i keqardhur që goli i tij nuk mori vlerën që meritonte.

“Ishte goli i parë në Serinë A dhe sigurisht që jam i gëzuar, por më vjen keq që goli im nuk u shoqërua me rezultatet pozitiv. E kisha humbur më parë një 11-metërsh ndja Lazios pikërisht në portën ku i shënova Romës”. 

Pescara e nisi mirë sezonin, por humbjet radhazi e kanë komplikuar seriozisht situatën e saj në zonën e ftohtë të renditjes. Gjithsesi futbollisti i kombëtares shqiptare beson se ekipi i tij do të arrijë të mbijetojë.

“E kam të vështirë ta shpjegoj se cfarë po ndodh. Ndoshta edhe mungesat që kemi patur për arsye dëmtimi mund të kenë ndikuar. Megjithatë edhe skuadrat e tjera që renditen më lart se ne nuk janë të distancuara, kështu që kemi mundësi dhe besoj se do të arrijmë të qëndrojmë në Serinë A.”  

Vendinimin e Federatës Italiane të Futbollit për zhvillimin e ndeshjes së Marsit mes Italisë dhe Shqipërisë në Palermo të Sicilisë, Memushaj e mendon të qëllimshëm, që të ketë sa më pak shqiptarë në stadium.

“Po ta mendosh ai stadium është i vemti ku shqiptarët e kanë më të vështirë të jenë të pranishëm. Megjithatë unë mendoj se mbështetja e tifozëve tanë nuk do të mungojë as në Palermo.” /Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.