Menaxheri i Kaçes debaton me De Biazin

0
SHPËRNDAJE

Ergys Kaçe gjatë ndeshjes me Francën
Ergys Kaçe gjatë ndeshjes me Francën

Kombëtarja/ Mosaktivizimi i Ergys Kaçes në ndeshjen e dytë brenda tre ditësh, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016 në Francë, ka indinjuar jo pak Janis Evangelopoulos (pjesë e ACE Managment), agjentin e mesfushorit të PAOK. Evangelopulos ka qenë i pranishëm në “Elbasan Arena”, teksa në fund ka debatuar me trajnerin Xhani de Biazi dhe disa gazetarë aty të pranishëm, dukë kërkuar arsyet e lënies jashtë të mesfushorit 22-vjeçar dhe motivin… Kaçe është aktivizuar rregullisht në kampionatin grek dhe tek ekipi i Selanikut, PAOK, teksa edhe De Biazi ka pasur disa batuta me të kur ka mbërritur në grumbullimin e bërë në Itali, por lojtari priste të luante në pjesën e dytë, gjë që s’ka ndodhur si në Kopengahagen, ashtu edhe në “Elbasan Arena”. /Sport Ekspres/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.