Menaxheri kundër Guardiolës: Po shkatërron Mario Götzen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bundesliga/ Merruni me të gjithë, por jo me të preferuarin tim. Në Gjermani është një menaxher që ka dukshëm më shumë fuqi se të gjithë të tjerët. Bëhet fjalë për Volker Struth, që ka nën menaxhim yje si Mario Götze, Toni Kros, Marco Reus apo edhe Benedikt Howedes. Volket duket se ka një armik në Bundeligë, pikërisht trajnerin Pep Guardiola, të cilin e akuzon se po shkatërron Mario Götzen.

imagePolemika: Bayern ka luajtur 52 ndeshje në sezonin 2014/2015, por Mario u hodh në fushë në 48 prej tyre. Por siç thonë statistikat janë si bikinit, tregojnë shumë por jo gjithçka. Volker “shfryn” ndaj Guardiolës duke thënë për gazeten prestigjoze Bild se : “Më habit fakti që Guardiola nuk e ka marrë parasysh Götzen për ndeshje të rëndësishme siç janë gjysëmfinalet e kupës së Gjermanisë, por edhe ato të Champions League, edhe pse ai ka qënë deçiziv në shumë ndeshje të tilla. Situata është e tillë. Trajneri spanjoll e hedh në fushë mesfushorin nga minuta e parë vetëm në ndeshjet e lehta, duke e injoruar edhe pavarësisht dëmtimeve të shumta që përfshinë ekipin e Bayern në ndeshje delikate. Vetëm 36′ minuta nga 120 kundër Dortmundit në gjysëmfinale të kupës. Vetëm 14′ minuta në dy ndeshje kundër Barcelonës në gjysëmfinale të Champions, kjo është diçka e qartë. Ai është futur në lojë vetëm atëhere kur rezultati është i vendosur, dhe çfarë mund të bëjë lojtar 22 vjeçar, kur pritet aq shumë ndaj tij.

imageHumori i keq: Dhëmbja e barkut për Götzen sipas Volker filloi në momentin pas ndeshjes ndaj Barcelonës. “Ishte i shkatërruar. Është normale që një djalë i moshës së tij të bëje pyetje. E ka pranuar ofertën e Bayern për të luajtur në ndeshje të mëdha, e për të fituar. Shpresoja që Mario të mbrohej disi nga kritikat, por përkundrazi, ai ka qënë në qëndër të tyre. Tek Bayern mungon një njeri, ndoshta Uli Hënnes. Por edhe ai do të shprehej se për një 22 vjeçar 48 ndeshje nga 52 janë statistika të mira. Po tani është e vërtetë, statistikat janë si bikini.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.