Mënë fund , rikthehet Tirona Fanatics

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tifo grupi Tirona Fanatics njofton për rikthimin në stadiumë

Njoftimi Tirona Fanatics

Afer Tirones Larg Pazareve.

Tirona Fanatics i bën me dije të gjithë antarëve të saj që së shpejti do të rikthehemi në stadium. Nuk do rikthehemi për tu bërë palë me ata që klubin më të madh të futbollit shqiptar e përdorin për pazare dhe përfitime personale por perkundrazi.
Rikthehemi për të mbrojtur ngjyrat që ne i konsiderojmë të shtrenjta.
Në rrugëtimin tonë më të errët, ne do të jemi akoma më te bashkuar.
Tirona Fanatics ka vendosur që lufta jonë ndaj një presidence TË DËSHTUAR, të zhvillohet paralelisht me ndjekjen e Tironës dhe ngjyrave të saj pavarësisht ku luan ajo.
Ka ardhur momenti që të gjithë bashkë të perkrahim emrin duke mposhtur ‘personazhet’.
Emri TIRONË është mbi cdo interes dhe mbi cdo individ.

Për detajet e organizimit te rradhës do të ketë një lajmërim tjetër.

Afëe TIRONËS Larg Pazareve!

MË TË FORTË SE KURRË, TIRONA FANATICS, KRENARIA E KRYEQYTETIT!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU