Mentor Mazrekaj lë spitalin

0
SHPËRNDAJE

Mentor Mazrekaj me paterica
Mentor Mazrekaj me paterica

Superiorja/ Mentor Mazrekaj ka lënë sot paradite “Spitalit Amerikan” këtu në Tiranë. Në ambjentet moderne të këtij Institucioni mjeksor, mesfushori 27 vjeçar iu nështrua të premten ndërhyrjes kirurgjikale në kavilje. Operacioni i cili rezultoi i suksesshëm u realizua në kujdesin e mjekut ortoped, Doktor Kenan Bayrakci, i cili së bashku me stafin e tij profesionist bënë të mundur që gjithçka të përfundojë me sukses të plotë. Sipas stafit mjekësor, Mazrekajt tashmë do ti duhet të qëndrojë 2 javë pushim absolut për të filluar më pas fazën e rikuperimit, e cila do të kërkojë një kohëzgjatje nga 4 deri në 6 javë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.