Mentor Mazrekaj prezantohet tek skuadra e re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mentor Mazrekaj

Mentor Mazrekaj është prezantuar sot si lojtari më i ri i Prishtinës, ndërkohë që nuk bëhet e ditur nëse mesfushori shkon si i huazuar nga Partizani, apo ka zgjidhur kontratën me të kuqtë.

Disa ditë më parë klubi nga Prishtina njoftoi se është arritur një marrëveshje me Partizanin, por deri më tani nga “demat e kuq” nuk ka pasur asnjë qëndrim.

NJOFTIMI I PRISHTINËS

Mentor Mazrekaj rikthehet në shtëpi. Pas katër vitesh në Partizan të Tiranës, njëri ndër futbollistët më të mirë në Superioren shqiptare, kthehet në klubin amë ku u rritë dhe u afirmua, FC Prishtina.

Mentor Mazrekaj, 28 vjeç, i lindur më 08.02.1989 në Prishtinë ka mbrojtur ngjyrat bardhekaltër deri në vitin 2013. Me Prishtinën ka fituar titullin e fundit të kampionit më 2012/13. Po këtë edicion me Prishtinën ka fituar edhe Kupën e Republikës apo “Kurorën e dyfishtë” – të parën në histori të klubit.

Me Prishtinën në katër stinorë ka zhvilluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 ndeshje.

Mazrekaj, apo i mirënjohuri “Menqa”, njihet si fjalë pak dhe që pothuajse kurrë nuk jep deklarata, ka thënë:

“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU