Mërgim Mavraj: Do t’ia dalim edhe pa Lorikun

0
SHPËRNDAJE

mavraj
Mërgim Mavraj ka thënë se skuadra nuk do ta ndjejë mungesën e Lorik Canës dhe se nuk ka aspak rëndësi se kush do ta marrë shiritin e kapitenit
Pas zyrtarizimit të tërheqjes së Lorik Canës, Kombëtarja shqiptare duhet të zgjedhë kapitenin e ri, çështje që sipas mbrojtësit, Mërgim Mavraj i përket stafit teknik.

“Pensionimi i Lorik Canës? Ne kemi treguar se nuk ka të pazëvendësueshëm në kombëtaren tonë. Kam pasur në krah Ajetin apo Gjimshitin, të cilët tanimë kanë fituar më shumë eksperiencë dhe gjithçka ka qenë ‘ok’ ”, tha Mavraj.

“Shiriti i kapitenit? Nuk ka aspak rëndësi se kush e merr shiritin, këtë e vendos stafi teknik. Mavraj nuk do të votojë fare le ta vendosë stafi”, shtoi mbrojtësi i Kombëtares.

30 vjecari gjithashtu u pyet edhe për vendimin e disa lojtarëve për t’iu bashkuar Kosovës, duke theksuar se janë zgjedhje personale dhe se nuk mund të komentojë vendimet e kolegëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.