Mërgim Mavraj zbret në fushë, fillon riaftësimin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Legjionarët/ Mërgim Mavraj duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi dhe tashmë ka zbritur sërisht në fushën e blertë për të filluar me riaftësimin e tij. Mbrojtesi i Kombëtares kuqezi pësoi një dëmtim në gju, ku i’u nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, dhe tashmë ai duket se ka lënë pas krahëve dëmtimin që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në një postim në rrjetin social “Facebook” mbrojtësi i Koln ka hedhur dy foto ku është duke u stërvitur veçmas grupit të tjerë të lojtarëve. Mavraj shkruante:

Mërgim Mavraj
Mërgim Mavraj

“Zoti i ka dhënë njeriut kohën, por për nxitim Ai nuk ka folur,”- duke lënë të nënkuptohet se vetë lojtari nuk do të nxitojë për t’u rikthyer para kohe në fushë. Shqiptari nga Kosova pritet që të rikthehet i gatshëm për të luajtur në muajin nëntor, duke humbur kështu edhe sfidat me Kombëtaren ndaj Danimarkës, Portugalisë, Serbisë dhe Armenisë, ndeshje në të cilat vendoset edhe pjesëmarrja në “France 2016” e Shqipërisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.