Mërgjyshi, debat me Haxhiun: Ku e pe ti që ekipi nuk ka përgatitje fizike?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14902829_1307530739314320_4628960598260781874_oArtan Mërgjyshi ka reaguar pas deklaratës së trajnerit të ri të Korabit, Gerdi Haxhiu, në SuperSport se nuk e ka gjetur Korabin në gjendjen e duhur fizike, duke dhënë edhe argumenta se ajo gjë nuk është e vërtetë.

“Nuk është etike për një koleg të hedhë aludime të tilla të pabaza se skuadra nuk ka kondicionin e duhur fizik. Në drejtimin tim, Korabi ka zhvilluar ndeshje me volum loje, ka luajtur bukur, ka krijuar raste, ka prodhuar lojë, madje ka qenë pranë fitoreve dhe nuk është e vërtetë që nuk ka pasur apo i ka munguar kondicioni fizik.

Nga e zbuloi trajneri Haxhiu se ekipi nuk ka kondicion fizik, kur ende nuk ka bërë asnjë lloj testi apo ndeshje miqësore. E mira e këtij trajneri do të jetë sikur të bëjë më shumë se kaq ose të paktën të arrijë këtë nivel që ka pasur skuadra. Nuk është mirë të flasë keq për kolegët, pavarësisht se kush mund të jetë ai.

Edhe ai mund të largohet një ditë dhe nuk është etike të vazhdohet kështu me trajnerët pasues. Lidhur me dy seanca në ditë, ne nuk i kemi pasur këto kushte. Ndërsa dorëheqjen e dhashë për shkak se lojtarët nuk më dilnin në stërvitje, pasi kishin probleme me rrogat dhe kjo u pasua nga humbja e thellë me Flamurtarin dhe disfata me Partizanin”,-tha ish-trajneri i Korabit, Artan Mërgjyshi, i cili në drejtimin e dibranëve, ka 2 barazime, 7 humbje dhe 1 fitore. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.