Mërgjyshi: Ja ku do e bazojmë merkaton

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mergjyshiKorabi prej disa ditësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Skuadra e ngjitur këtë vit në Superiore i ka besuar Artan Mërgjyshit drejtimin e stolit. Një zgjedhje e menduar mirë dhe nga vetë trajneri, por që në fund beson se ka bërë lëvizjen e duhur duke qenë i bindur se dhe me investimet e klubit skuadra do të arrijë të plotësojë objektivat e saj për Superioren.

“Prej disa javësh kemi qenë në bisedime me drejtuesit e klubit për të marrë drejtimin e skuadrës dhe në momentin që mora garanci për sezonin e ri vendosa se ishte momenti i duhur për të bërë këtë hap. Kategoria Superiore nuk është e thjeshtë për një skuadër debutuese, por me mbështetjen e klubit besoj se mund të bëjmë gjëra pozitive në sezonin e ri duke mos qenë thjesht kalimtarë në këtë Kategori por duke luajtur dhe një rol protagonisti”.

Ditët e fundit është folur jo pak për largimet nga skuadra të lojtarëve që kanë kontribuar për ngjitjen e Korabit në Superiore, Mërgjyshi beson se kjo cështje shumë shpejt do të marrë një zgjidhje dhe ata që do të jenë të vlefshëm për ekipin do të qëndrojnë.

“Jemi duke shqyrtuar nga afër formën e të gjithë lojtarëve që kanë qenë pjesë e ekipit sezonin e kaluar. Në ditët në vazhdim do të vendosim dhe të ardhmen e tyre dhe besoj se firmosja e kontratave të reja do të jetë cështje ditësh”.

Për një ekip debutues në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, merkato është tejet e rëndësishme. Mërgjyshi duke qenë një trajner me përvojë në futbollin shqiptar beson se e rëndësishme është afrimi i lojtarëve me përvojë duke përjashtuar afrimet e shumta nga tregu i huaj, por jo nga ai kosovar.

“Unë e njoh mirë Kategorinë Superiore dhe besoj se një skuadre i nevojiten më shumë lojtarë që kanë eksperiencë në kampionatin shqiptar sesa futbollistë që vijnë nga jashtë, pasi futbolli te ne ka një specifikë të vecantë. Besoj se merkatoja jonë do të bazohet më shumë te tregu i brendshëm dhe lojtarë që kanë luajtur më parë në Superiore, por nuk përjashtoj dhe afrime të futbollistëve kosovar”.

/Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.