MERKATO/ 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

MERKATO/ Kush janë 10 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit? Merkato e cmendur.. Kështu mund ta quani dritaren e transferimeve të këtij sezoni. Shuma stratosferike të shpenzuara, ku sigurisht ekipi që ka shkruajtur i historinë  dhe habiti të gjithë është Psg.

Nisi në formën e një spekullimi mediatik, interesi i klubit francez për sulmuesin Neymar. Në fakt, me kalimin e ditëve, zërat sa vinin e shtoheshin dhe interesi po bëhej gjithnjë e më konkret. Për gati një javë në faqet e para të gazetave më në zë të europës, hapeshin me artikullin, Neymar pranë Psg. Telenovela merr fund, parizienët, arrin akordin me brazilianin dhe në arkat e Barcelonës shkojnë 222 milionë Euro. Transferimi më i shtrënjtë në historinë e futbollit, i cili rrëzoi nga froni  atë të Pol Pogba tek Man.United për shumën e 105 milionë Eurove. Është braziliani ai mban vendin e parë.  Për ta thyer këtë rekord do të duhen shumë vite.

Vrulli i sheikut të Psg, Naser Al-Khelaifi nuk ndalet. Minutat e fundit të merkatos vjen dhe një tjetër lajm sensacional. Kylian Mbappe transferohet tek parizienët dhe për talentin 18-vjecarë në arkat e Monacos shkojnë 180 milionë Euro. Talenti 18-vjecarë mban vendin e dytë.  Mbreti i merkatos padyshim është PSG, duke shtangur të gjithë botën e futbollit, me shumat stratosferike të shpenzura. Barcelona i kundërpërgjigjet largimit të Neymar duke transferuar në radhët e skaudrës, Ousmane Dembele. Katalanasit të cilët falë largimit brazilianit, kishin arritur të siguronin financa të bollshme dhe për të realizuar operacionin Dembele, derdhën e në akrat e Borussia Dortmund 105 milionë Euro, plus 40 të tjera do të shpërndahen në formën e bonusit. Francezi mban vendin e katërt. Transferimi i katërt më i kushtueshëm në historinë e futbollit është ai i Gareth Bale nga Tottenham tek Reali i Madridit. 101 milionë Euro kaq ishte shuma që klubi “Los Blancos” iu desh të paguante për të siguruar shërbimet e uellsianit.

Kampionët e Spanjës për Bale shpenzuan më shumë se sa për katër herë fituesin e topit të artë, Cristiano Ronaldo. Ylli portugez i cili pozicionohet në vendin e pestë,  u transferua  tek merenges në 2009 për vetëm 94 milionë Euro. Në itali prej kohësh ekipet për shkak edhe të krizës ekonomike tregoheshin disi të kursuer në merkato. Deri në momentin që Juventus vendos të paguajë klauzolën e Gonzalo Higuain, i cili në atë kohë luante për Napolin. 90 milionë Euro nxorën nga xhepat e tyre kupola drejtuese e “Zonjës së Vjetër”. Operaicioni më i shtrenjtë në historini e futbollit italian. Argjentinasi mban vendin e gjashtë.  Barcelona njeriut i cili i solli në arkat e tyre 222 milionë Euro, ia rrëmbyen ekipit brazilian të Santosit për shumë e 86 milionë Eurove. Për sulmuesin rezervohet vendi i shtatë.

Në angli dominon Man.United. Djajtë e Kuq, sezonin e kaluar, transferimi i Pogba në radhët e tyre ishte një rekord, këtë vit nuk nguruan sërish harxhonin para. Mesfushoir vendi i tetë.  Për transferimin e Romelu Lukaku u investuan 85 milionë Euro, plus 15 të tjera do të jepen në formën e bonusit.9.  Po në Angli, Chelsea gjen pasuesin e Diego Costa për repartin e avancuar. Alvaro Morato është një futbollist i “Bluve të Londrës” ardhja e tij i kushtoi klubit londinez  80 milionë Euro. 10. Ka dhe emra të tjerë të cilët nuk janë këtë top 10, por për ta janë paguar jo pak. Reali i Madridit cdo merkato është aktiv, bëri bujë ardhja e James Rodriguez nga Monaco në drejtim të Los Blancos. Për të presidenti i Realit, Florentino Perez shpenzoi 75 milionë Euro, shifër që u riarktua falë largimit të Angel Di Maria te Man.United. Një dritare e tillë transferimesh nuk dihet nëse do të përsëritet sërish vitin e ardhshëm. Sidoqoftë kryefjala e kësaj vere ishin Neymar, Mbappe dhe Dembele. Ishte kjo treshe që rikshkruajti historinë e transferimeve më të bujshme në botën e futbollit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU