Merkato, dita e fundit rezervoi disa supriza

0
SHPËRNDAJE


Ndoshta 31 janari nuk do të kalojë në histori si më e nxehta e merkatos, por në 24 orët e fundit të sesionit dimëror në kategorinë Superiore nuk kanë munguar goditjet e madje edhe surprizat. Duke nisur që nga Skënderbeu. Kampionët i vënë kapak një merkatoje të rëndësishme në objektivin për të rikuperuar terren për titullin, duke siguruar një sulmues që të paktën për nga CV premton shumë. Bëhet fjalë për Marvin Ogunjimi, nigerian me pashaportë belge që ka rregjistruar edhe 7 prezenca me kombëtaren e Belgjikës ndërsa në nivel klubesh ka luajtur në këtë vend me skuadra si Genk, Sandart Liege, e madje dhe me Majorkën në Spanjë. Eksperienca e tij e fundit ka qenë me koranojugorët e Suwon Fc. me një shtatlartësi prej 186. cm 29 vjecari Ogunjimi përshkruhet si një qendërsulmues i aftë por që mund të luajë edhe në krah cka mundëson që të luajë njëkohësisht me bomberin Hamdi Salihi. Mbetet te Skënderbeu ndërkohë edhe afrimi tjetër i merkatos nigeriani Carles që ishte me skuadrën në Antalia për të cilin u fol edhe për një huazim të mundshëm te Korabi.

Te kryesuesit e Kukësit, kanë zyrtarizuar një tjetër sulmues nigerian, pro të paralajmëruar që më parë me Kufre Ebong që vihet nën urdhërat e trajnerit Ernest Gjoka për pjesën e mbetur të sezonit.

Edhe te Partizani dita e fundit ka shërbyer për të zyrtarizuar një futbollist të vënë që prej disa javësh në dispozicion të Starovës, bëhet fjalë për Kristi Markun me mbrojtësin 21 vjecar që ka firmosur kontratë për pjesën e mbetur të sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. Një goditje të madhe në orërt e fundit të merkatos ka bërë edhe Teuta që ka përfituar në formë huazimi nga Skënderbeu Eko Barine, një tjetër sulmues nigerian 19 vjecar për të cilin profilizohet një e ardhmje e madhe, dhe që pritet ti bëjë shumë punë bregdetarëve në luftën për mbijetesë.

Nuk kanë munguar goditja e orës së fundit edhe te Luftëtari, skuadër që edhe pse ruan profil të ulët para mediave në fushë po shfaq potencial për të bërë ndoshta dicka më shumë se mbijetesa. Gjirokastritët kanë siguruar mbrojtësin e djathtë Marios Topi, 21 vjecar që vjen nga rradhët e Levadiakos në Greqi dhe që vetëm pak ditë më parë ka luajtur kundër Panathinaikos. Flamurtari ndërkohë sipas informacionit të përcjellë nga federata shqiptare e futbollit pret të federeojë dy futbollistë që nuk janë përmendur më parë, Lynekker Nakamuta dhe qendërmbrojtësin 29 vjecar brazilian Mauricio Aparecido maciel Leal.

Mungojnë risitë e ditë ssë fundit nga Tirana me merkaton e bllokuar, Vllaznia e Korabi, ndërkohë që për sa i përket merkatos në dalje, biznesi i vërtetë ka qenë ai i Skënderbeut që dërgoi Agim Zekën te Lille për 300 mijë euro plus 20 përqind të të drejtës së rishitjes së futbollistit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.