Merkato e Lushnjës nis nga porta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Me gjithë eksperiencën e madhe që ka Spaho, eksperiencë që bëri të mundur ngritjen e Lushnjës në Superligë, ka ardhur koha që Lushnja të mendoj  për fuqizimin e skuadrës në çdo repart.

Lushnja do të garojë në Superiore vitin e ardhshëm dhe pritet që gjatë verës të bëjë disa afrime, të cilat do shtrihen në çdo repart.

Gjithçka do ta nisë nga porta, ku veç portierit Spaho kërkohet edhe një tjetër që të rivalizojë për të luajtur si titullar.

Aktualisht emri më i lakuar është ai i Mikel Kaloshit, 23-vjeçarit lushnjar, që sezonin e fundit ka qenë pjesë e Tomorit.

Për të do të ishte një rikthim në shtëpi, ndërkohë që karrierën e tij e ka kaluar në disa ekipe, teksa ka luajtur me Gramshin, Albpetrolin, Bylisin dhe Shkumbinin.

Kaloshi ka debutuar edhe në Superiore, teksa është aktivizuar me Bylisin në janar të vitit të shkuar, në një humbje 3-0 të pësuar në Kukës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.