Merkato/ Ja lëvizjet e lojtarëve të Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Legjionarët/ Armando Sadiku është një nga lojtarët e Kombëtares që këtë verë ndryshoi skuadër, ndërkohë që të tjerë janë në “vorbullën” e merkatos, por ende nuk e kanë përcaktuar të ardhmen e tyre.

Një ndër ta është Arlind Ajeti, që ka disa oferta, por ende nuk ka vendosur se ku do të shkojë. SPAL dhe Benevento e duan me ngulm, por jo vetëm, pasi edhe Krotone po e ndjek.

Memushaj është i Peskarës, por Sioni dhe Benevento kanë shfaqur interes, madje klubi zviceran ka bërë edhe një ofertë, siç është bërë e ditur edhe nga presidenti i “Delfinëve”.

Në Itali ende pa një ekip janë Edgar Çani dhe Rei Manaj. Ky i fundit është pranë Karpit, skuadër që ka bërë një ofertë konkrete për sulmuesin.

Në Serinë A këtë sezon do të luajë edhe Gjimshiti, që është huazuar te Benevento, ndërkohë që së fundmi është përcaktuar edhe e ardhmja e Amir Abrashit në Gjermani. Mesfushori shtatshkurtër nuk do të shihet nga skuadra gjermane, për të cilën është përfolur se do të afrojë edhe Ajetin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU