Merkato, kampionia e superligës bën 2 goditje, një ganez dhe një nigerian

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superliga e Kosovës / Arrijnë përforcimet e reja tek Trepça ’89. Këtë herë, kampioni i Superligës së Kosovës ‘godet’ tek Liria e Prizrenit.

Janë lojtarët e huaj, nigeriani Odi Henry Chibueze dhe ganezi Asare Richard, që kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare me mitrovicasit, njofton Trepça ’89.

“E konfirmuar nga presidenti Zeka nënshkruajnē kontratë dyvjeqare dy super-perforcimet. Nigeriani Odi Henry Chibueze dhe Ganezi Asare Richard. Dy përforcimet vijnë nga Liria. Ne si klub i dëshirojmë suksese dhe mirëseardhje”, njofton Trepça ’89.

Të dy lojtarët ishin titullar tek Liria dhe ndër më të mirët në Superligën e Kosovës në sezonin që lamë pas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.