Merkato/ Kërkotiç ngec tek Kukësi, ja prapaskena e largimit

0
SHPËRNDAJE

Kukësi, përveç afrimeve të disa lojtarëve, ka qenë aktiv dhe në dalje, ku ka larguar Hair Zeqirin, Rexhep Meminin, Ndriçim Shtubinën, Rauf Alijev dhe Millosh Kërkotiç, por këtë të fundit akoma jo me letra. Edhe pse drejtuesit e Kukësit e konsiderojnë të larguar, asgjë nuk ka përfunduar.

Gazeta zbulon prapaskenën e momentit, ku malazezi pretendon të qëndrojë dhe të zbatojë kontratën nëse nuk gjen ekip tjetër. Kërkotiç po negocion me disa ekipe në Kazakistan dhe Malajzi, pasi vetëm atje mund të transferohet, sepse në Europë ka luajtur në dy skuadra brenda një sezoni.

Pra, Kërkotiç ka mundësi të rikthehet te Mladost në Malin e Zi, të qëndrojë te Kukësi, ose të transferohet në kampionate që fillojnë sezonin tani. Pavarësisht se drejtuesit e Kukësit e quajnë të larguar, pasi sipas tyre, mesfushori nuk është paraqitur pranë klubit dhe nuk është grumbulluar me ekipin.

Ndaj, për këtë arsye, ata e kanë larguar. Nga ana tjetër, lojtari pretendon se askush nuk e ka lajmëruar për nisjen e përgatitjeve, si dhe drejtuesit nuk i kanë thënë se ai nuk është më në planet e trajnerit të ri. Nëse shtatlarti nuk do sistemohet diku tjetër dhe Kukësi i mbyll derën përfundimisht, gjyqi është një opsion real.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.