Merkato / Kukësi 2 largime, asnjë afrim

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kukësi ende nuk ka bërë asnjë afrim në merkato, por ditën e sotme është zyrtërizuar edhe largimi i dytë. Pas Kushtrim Lushtakut, ai që largohet nga skuadra kampionë është mbrojtësi Rexhep Memini. Durrsaku 22-vjeçar ka edhe një sezon kontratë me Kukësin, por rrugët e tyre do të ndahen këtu.

Sipas asaj që shkruan “Sport Ekspres”, ditët në vijim palët do të ulen për herë të fundit dhe më pas lojtari do të tërheqë dokumentacionin, edhe pse duket gjithçka e zgjidhur paraprakisht, me të dyja palët që pajtohen me këtë zgjedhje.

Memini arriti të shpallej kampion me Kukësin këtë sezon ku luajti 18 ndeshje, 8 prej të cilave i nisi si titullar. Por tani mbrojtësi nuk bën më pjesë në planet e skuadrës verilindore dhe tani i duhet të gjejë një skuadër tjetër për të vijuar karrierën e tij në futbollin shqiptar.

Memini arriti që me verilindorët,të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm, çka nuk është pak për një të moshës së tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.