Merkato / Laçi kërkon sulmues në Armeni

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Mihran Manasyan, kështu quhet sulmuesi që Laçi po kërkon të afrojë në skuadër për sezonin e ardhshëm futbollistik.

28-vjeçari është pjesë e Alashkert që prej katër sezonesh dhe në dy sezonet e fundit ka fituar edhe titullin kampion me skuadrën e tyre.

Mësohet se drejtuesit kurbinas kanë nisur bisedimet me përfaqësuesin e lojtarit dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë ato.

Manasyan nuk është i vetmi lojtar që Laçi po tenton, pasi janë edhe disa të tjerë. Në sezonin e fundit armeni ka shënuar 14 gola në kampionat, ndërsa një vit më parë 16 gola.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.