Merkato Seria A / Lajme shkurt

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A / Lajme të reja vijnë nga merkatoja, përsa i përket të ardhmes së Carlos Bacca. Milani dëshiron të shesë kolumbianin gjatë kësaj vere, edhe pse vet lojtari ka shpreshur dëshirën për të qëndruar. Gjithsesi ” BeIN Sports” shkruan se së fundmi lojtari është tunduar nga oferta e Marseille dhe nga ideja për të luajtur në Ligue, një kampionat të cilin nuk e ka provuar më parë.

Mamadou Coulibaly është në orbitën e Udineses. Sipas mediave italiane, ka pasur një takim mes drejtuesve të Pescarës dhe klubit friulano për të finalizuar transferimin e mesfushorit. 2 milionë Euro, plus bonuset, kjo është oferta e paraqitur nga ekipi i drejtuar nga Luigi Delneri për 18-vjeçarin, e njëjtë kjo me te Interit, por që në fund u refuzua nga Coulibaly, i cili nuk dëshironte kalimin te ekipi i të rinjve te zikaltërit.

Inter dhe Juventusi duhet të presin, nëse dëshirojnë shërbimet e Matteo Darmian. Dy klubet italiane kanë shfaqur interes për mbrojtësin, i cili nga ana e tij është i gatshëm të degjogjë ofertat nga Italia. Gjithsesi problemi qëndron te trajneri i Man. United, Jose Mourinho, i cili nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e 27-vjeçarit dhe nuk lejon largimin e tij.

Federico Bernardeschi është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato të Serie A. Për të ardhmen e lojtarit të Fiorentinës janë hedhur shumë hipoteza, me klubet më të mëdha Italiane që duan kartonin e tij. Megjithatë Drejtori i Përgjithshëm i vjollcëve, Pantaleo Corvino, sqaron se ende nuk ka marrë ofertë zyrtare për sulmuesin dhë nëse nuk vjen ajo e duhura, lojtari mund të qëndrojë në Firenze.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU