Merkato / Teutës i largohen 2 sulmues

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Artur Magani dhe Andi Ribaj nuk do të jenë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Dy lojtarët titullarë janë larguar me konsensus nga skuadra durrsake dhe tashmë janë lojtarë të lirë. Magani ishte nën kontratë, megjithatë presidenti Hasanbelliu e ka mirëkuptuar dhe i ka dhënë lejen për t’u larguar nga klubi i tij.

Ndërsa fieraku Ribaj është larguar pasi i ka përfunduar kontrata me mbarimin e sezonit. Tashmë pritet të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e dy lojtarëve të njohur që në këtë pjesë të dytë të sezonit kanë mbajtur peshën e sulmit te Teuta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.