Merr formë Kamza e superiores. 500 milion lekë buxhet

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kamza nis përgatitjet ditën e hënë, ndërkohë që janë konfirmuar edhe 10 futbollistët që do qëndrojnë edhe në Superiore me skuadrën e drejtuar nga Ramadan Ndreu.

Gazeta “Panorama Sport” ka publikuar listën e lojtarëve që qëndrojnë, teksa spikat mungesa e kapitenit Jetmir Sefa në atë listë.

Largimet janë të shumta, me portierin Lamellari, mbrojtësit Boçi e Ibrahimllarri, për të vijuar në mesfushë me Deliallisin, Ferrajn, Nimanin. Sulmi thuajse ka ikur i tëri, me Morinën, Malindin, Çekiçin dhe Vilfor Hysën.

Për sezonin e ri futbollistik, presidenti Qarri ka thënë se klubi do të ketë një buxhet prej 500 milionë lekësh, shifër që mund të rritet nga sponsorizimet e bizneseve të ndryshme.

LOJTARËT E KONFIRMUAR

Portier: Fabio Gjonikaj
Mbrojtës: Leo Lelis, Elton Basriu, Erlis Frashëri, Spartak Elmazi
Mesfushorë: Xhulio Mehmeti, Ersil Ymeri, Luarts Lame, Aristotel Koleci
Sulmues: Ermir Rezi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.