Merr fund aventura e Tramezzanit tek Sioni i Zvicrës

0
SHPËRNDAJE

Ka marrë fund aventura me Sionin e Zvicrës për ish-zv/trajnerin e kombëtares shqiptare Paolo Tramezzani. Ky i fundit u shkarkua nga detyra pas barazimit 2-2 përballë Luganos, në javën e 12-të të Superligës zvicerane.
“Klubi largon trajnerin nga drejtimi i skuadrës”, shkruhet në faqen zyrtare të Sionit. Aventura e Tramezzanit me Sion zgjati vetëm 16 ndeshje, duke përfshirë edhe dy përballje në Europa League dhe dy në Kupën e Zvicrës, aktivitete nga të cilat është eliminuae.
Barazimi në shtëpi me ish-skuadrën e tij Luganon, që mban vendin e fundit në renditje, ka qenë goditja fatale për ish-numrin 2 të stolit kuqezi në kohën e Gianni De Biasit.
Miqtë kaluan të parët në avantazh, Sioni barazoi menjëherë me Ucan në harkun e pak sekondavem,e në të 71-tën vendasit shënuan golin e avantazhit me Cunha, Por, Lugano me 10 lojtarë në fushë, barazoi me Marianin 4 minuta përpara fundit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU