Merr fund çështja Sheta, lojtari është i Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Duket se ka marrë fund kalvari i çështjes Arian Sheta. Mbrojtësi pritet të dalë sot në stërvitje me ekipin e Flamurtarit pas kontratës që ka firmosur me këtë klub. Arian Sheta nënshkroi një kontratë me ekipin vlonjat, mbrojtësi hasi pengesa nga ekipi i Teutës, të cilët deklaruan se lojtari kishte një kontratë morale edhe me ta para firmës në Vlorë. Menjëherë pas kësaj presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, deklaroi se Sheta më parë duhet të zgjidhte problemet që kishte me ekipin durrsak, e më pas të bashkohej me ta.
image
Tashmë duket se edhe kjo gjë ka marrë fund pasi mbrojtësi ka sheshuar problemet edhe me Teutën pas një takimi që ka patur me drejtuesit e saj, të cilët duket se kanë rënë dakort mes tyre që Sheta të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi vlonjat. Pas kësaj gjëje pritet që mbrojtësi t’i bashkohet sot skuadrës së Flamurtarit në stërvitje dhe të vihen nën urdhërat e trajnerit Levi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.