Merr fund “telenovela”, Totti mbetet “perandor” i Romës

0
SHPËRNDAJE

Serie A/ Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Francesco Totti rinovon kontratën me Romën dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik ekipit të tij.

Presidenti Ballota dhe Francesco Totti
Presidenti Ballota dhe Francesco Totti

Ditën e sotme është arritur marrëveshja mes tij dhe presidentit Ballota pas një takimi të zhvilluar në Miami të SHBA.

Palët u takuan dhe i dhanë fund një “telenovele” të pakuptimtë, pasi të gjithë e dinë që kur thua Totti ke thënë Roma.

Legjenda e verdhekuqve do të vazhdojë të qëndrojë tek Roma deri në fund të karrierës si futbollist, pasi asnjë nuk e mendon që “Gladiatori” verdhekuq të largohej nga skuadra e tij. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet orër në vijim, por tashmë çdo gjë është e mbyllur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.