Mersini përdor ironinë: Faleminderit atyre që më thanë ‘jo’ se erdha këtu

0
SHPËRNDAJE


Ergis Mersini më në fund ka folur për largimin e tij nga Luftëtari gjatë merkatos së janarit. Ish-kapiteni i gjirokastritëve sot ka luajtur si kundërshtari i tyre me Flamurtarin, situatë të cilën e ka vlerësuar si shumë të çuditshme në “Gol pas Goli”.

Për ndeshjen si ‘ish”

“Ishte ndjesi e veçantë, e kam provuar një herë para disa vitesh. Por tani si ish-kapiten ishte e vështirë të dëgjoja zërat e shokëve dhe të luaja kundër të tyre. Nuk ishte e lehtë pas gjithë atyre viteve e pozicionin që kisha në atë skuadër, ishte ndjesi ndryshe nga herët e tjera”.

Për ndryshimin mes Flamurtarit dhe Luftëtarit

“Flamurtari, ndryshe nga Luftëtari ka një traditë, është klub i madh. Te Luftëtari ishim klub i vogël, i ndërtuar me djem që kishin dëshirë për të bërë diçka. Këtu në Vlorë, kushtet janë të mira, profesioniste, pesha e fanellës ndihet, ndryshe nga Gjirokastra. Gjithçka është në kushtet e duhura për të bërë maksimumin. Gjëja më pozitive është kualiteti në ekip, të kesh lojtarë si Veliu, Bushiç, Alvesh, nuk është pak. Me këta lojtarë mund të dalësh edhe kampion. Ka superkualitete, mendoj se mund të renditemi mes 5 vendeve të para”.

Për largimin nga Luftëtari

“Vetëm në Shqipëri dhe në Gjirokastër ndodhin këto gjëra. Të jesh mirë e bukur në shtëpinë tënde dhe të të largojnë, ndodhi në Gjirokastër dhe nuk do të ndodhë më. Isha unë që dhashë gjithçka, para një viti isha unë që ngrita kupën, të të heqin se thotë dikush.

Ishte një trajtim si ata njerëzit e rrugës, si i pavlerë, ma thanë në telefon, siç i bëjnë punët në Shqipëri. Më njoftojnë se nuk je pjesë e klubit se trajneri nuk të do më. Tani i uroj suksese në jetë. Por e mbyll me fjalët e Shekspirit: Faleminderit atyre që më thanë ‘jo’ se erdha këtu”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.