Mervejl Ndokit në qendër të merkatos

0
SHPËRNDAJE


Tirana / Mervejl Ndokit është në qendër të merkatos, teksa numri i skuadrave që e duan shtohen dita ditës.

Sërish në Francë, aty ku skuadra e Guingamp dhe Dijon e duan 19-vjeçarin e Tiranës, për të cilin deri më tani janë ofruar 350 mijë euro nga Goztepe në Turqi.

Presidenti Halili pret ofertën më të mirë për klubin e tij dhe më pas mesfushori nga Kongo do të shitet.

Në shitje janë edhe Akua e Hoxhallari, si dhe i riu Doka, që ka pasur disa oferta për huazim me të drejtë blerje, por ky opsion është hedhur poshtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.