Mërzi, shumë penallti…më në fund: Gjermania!

0
SHPËRNDAJE

gjermaniaGjermania mund dhe eliminon Italinë, pas një ndeshjeje me pak raste dhe në fund u vendos nga penalltitë.

Ekipi i Lëvit domininon në zotërim topi, bën pasime të shumta, por rrezikshmëria nuk është e lartë.

Pjesa e parë barazim, dhe në të 65-tën minuta shënon Mesut Ozil. Gomez ka mundësinë të dyfishojë, por se bën, ndërsa Italia shfrytëzon penalltinë e “dhuruar” nga Boateng.

1 – 1 përfundojnë 90 minuta, ndërsa shtesat janë një përsëritje e kohës së rregullt, me Gjermaninë dominuese, por pa forcën e duhur për të shënuar.

Kasai vërshëllen pas 120 minutave plot emocione, ndërkohë penalltitë janë ato që vendosin.

Nga nëntë penallti të goditura nga dy ekipet, dhe në fund është Hektor që shënon fituesen, pasi Nojer ka neutralizuar penalltinë e Darmian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.