Mesazh sensibilizues nga Kombëtarja kuqezi

0
SHPËRNDAJE

13240058_10154052466817110_4920249365857158062_n
Foto: Gent Shkullaku

Për disa momente, fokusi i Kombëtares Shqiptare është zhvendosur nga stërvitja te inisiativat sociale. Nga Austria ku po zhvillon fazën përgatitore, grupi kuqezi është bashkuar për të firmosur dy fanella, të cilat do ti dhurohen Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijëve.

Qëllimi i kësaj inisiative është rritja e sensibilitetit në shoqërinë shqiptare për kujdes më të mirë shëndetsor për nënat dhe fëmijët në Shqipëri. Në emër të Kombëtares Shqiptare është kapiteni Lorik Cana ai që merr fjalën për të dhënë një mesazh të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mesazhi i Canës… “Ne bashkohemi me fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijëve, për të sjellë kujdes më të mirë shëndetsor për çdo nënë dhe fëmijë. Së bashku ne mundemi”.

Kjo nuk është hera e parë që skuadra Kombëtare përqafon inisiativa sensibilizuese, duke dhënë mesazhe që ndihmojnë sa më shumë kauzat e ndryshme në mbështetje të disa prej problemeve më të mëdha të shoqërisë në vendin tonë/ Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.