Mesazhi i Icardit në Instagram tremb Interin

0
SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar një foto në Instagram e cila përcjell një mesazh me shkrim që tifozët e Interit të fillojnë të dridhen për të ardhmen e kapitenit të tyre. “Të thuash lamtumirë do të thotë të rritesh”, shkruan Mauro Icardi në Instagram, një sinjal ky se sulmuesi argjentinas po mendon seriozisht largimin nga skuadra zikaltër në fund të këtij sezoni, sepse shanset që Icardi të largohet që në këtë merkato janë pothuajse zero. Icardi kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit dhe gjasat janë që në verë, ish lojtari i Sampdorias të lërë Interin për të veshur fanellën e Los Blancos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU