Mesazhi prekës i brazilianit Flores

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Erick Flores është një nga lojtarët më të dalluar këtë sezon dhe jo vetëm tek Kukësi, por në të gjithë futbollin shqiptar. Braziliani i ardhur në merkaton e verës së kaluar e mbylli para kohe sezonin teksa pësoi një dëmtim të rëndë në gju në përballjen ndaj Partizanit.

Flores ka dëmtuar keq ligamentet teksa ky dëmtim pritet t’a mbajë jasht për të paktën 6 muaj. Anësori i verilindorëve në profilin e tij në “Facebooj” postoi një status duke konfirmuar dëmtimin e tij, por edhe duke falenderuar tifozët e Kukësit:

Erick Flores
Erick Flores

Për fatin tim të keq më duhet të qëndroj 6 muaj pa bërë atë që unë më shumë dua, sepse kam thyer ligamentin krucial. Dua të falenderoj tifozët e Kukësit për dashurinë që më kanë dhënë prej kur jam bërë pjesë e kësaj skuadre. Babai më jep forcë nga qielli”, ka qenë mesazhi prekës i brazilianit Erick Flores.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.